1 vjetori i ndarjes nga jeta të Armand Hysit, Gurma: Mandi nuk jetoi gjatë, por e jetoi jetën vrullshëm

Kryebashkiaku Sarandës, Adrian Gurma, ka kujtuar ny rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta të Armand Hysit.

“In memoriam.

Sot u organizua ceremonia homazh me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta të Armand Hysit

Mandi nuk jetoi gjatë,por e jetoi vrullshëm e suksesshëm jetën në shumë dimensione:
Bisnesmen,pedagog,aktivist politik e drejtues.

Iku duke lënë pas dhimbje të thellë te familja, të afërmit,miqtë e bashkëpunëtorët dhe emrin e kujtimin e mirë tek gjithkush që e njohu.

I paharruar përjetë kujtimi i tij”, shkruan Gurma. /Sarandanews/