Coronavirusi, mjekja infeksioniste e QSUT: Asnjë rast në Shqipëri

 A është kaq rëndë situata, a ka njerëz të prekur nga koronavirusin në Shqipëri?

Unë përfaqësoj shërbimin e sëmundjeve infektive, i cili është një shërbim kombëtar dhe normalisht çdo rast i cili do të ishte qoftë edhe i dyshuar në lidhje me këtë situatë të re do i referohet shërbimit tonë.

Në momentet që ne flasim nuk kemi asnjë rast të dyshuar apo të konfirmuar me koronavirus. Kjo nuk do të thotë që ne të ulim apo të mos jemi alert për çdo situatë të re të mundshme që mund të krijohet dhe aq më tepër tashmë që Europa është vënë në këtë situatë re ku numri i të prekurve në Itali është rritur ndjeshëm.

Ne nuk jemi larg nga Italia, por nuk na i shton riskun e koronavirusit dhe ende themi që potenciali është i ulët që ne të kemi raste të reja më këtë sëmundje.