INTERVISTA/ Alket Hyseni flet për propozimin e Arta Dades: Për mua ka status tjetër

Kongresi i Partisë Socialiste këtë të shtunë ka miratuar ndryshimet në statutin e partisë. Në këtë miratim nuk është marrë parasysh mocioni i 8 anëtarëve të Partisë socialiste.

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi raporton se në kongresin e PS-se nuk është marrë parasysh letra e dërguar nga Arta Date së bashku me disa anëtarë të tjerë.

Behët me dije se letra është lexuar e plotë, por është vlerësuar nga sekretari organizativ se nuk kishte ardhur sipas rregullave dhe nuk u hodh në votim. Dhe askush nuk u ngrit që të përkrahte letrën e Arta Dades dhe të kolegëve të tjerë që ishte më shumë publik sesa përmes strukturave të PS-së.

Pjestari i grupit të punës së statutit Alket Hyseni, në një prononcim për ABC News ka bërë me dije se këtë të shtunë Kongresi i PS ka miratuar statusin e ri të partisë, sipas tij ai është bërë një statut më fleksibël.

“Ishte një statut i mirëpunuar dhe nuk la shteg për diskutime. Në dosjen e çdo delegati kishte dhe një element shpjegues. Të gjithë delegatët janë njerëz të përgjegjshëm dhe e njohin shumë mirë. Ne i kemi paraqitur PS-së një statut që i mundëson asaj një organizëm që ka përsipër jo thjesht qeverisjen. Është rindërtimi i të gjithë reformave, është bërë një statut më fleksibël. Kemi ndërtuar konceptin e librit të rregullave”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

Çfarë ka ndryshuar në aktin themeltar të PS dhe në librin kryesr të rregullave?

Ishte një statut i mirëpunuar nga grupi i punës dhe nuk la shteg për diskutime. Në dosjen e çdo delegati ndodhej edhe statuti me një relacion shpjegues në lidhje me statutin e ri ndaj të vjetrit. Të gjithë delegatët janë njerëz të përgjegjshëm dhe e njohin shumë mirë organizimin e partisë mund të mos jenë të gjithë juriste por e dinë të mirën e statutit të ri. Ne i kemi paraqitur PS-së një statut që i mundëson asaj një organizëm që ka përsipër jo thjesht qeverisjen, një veprimtari perfekte. Ne nuk kemi marrë përsipër vetëm rastin e rindërtimit të tërmetit të funit por është rindërtimi i të gjithë reformave shtetbërëse dhe është udhëheqja në rrugën për intergim. Po ashtu ky dokument statuti dhe po ashtu programi një dokument për antarësim është një rrugë drejt integrimit.

A ishte kjo një formë që Partia Socialiste të zbehte rolin e kongresit që të miratonte statutin në detaje aty ku fshihet zakonisht djalli, në fushën juridike?

Në asnjë mënyrë në PS ka debat edhe për çështjen më të vogël, është bërë një statut më fleksibël duke pasur parasysh se ka situata të ndryshimeve në legjislacion. Një statut njëherë në katër vjet mund të mos i paraprijë, mund të ketë përplasje me ligjin, me situata të tjera për këtë arsye është konfiguruar një statut më i vogël, një kushtetutë që mban parimet, kopetencat bazë kurse modalitetet e tjera përcaktohen në librin e rregullave dhe kjo është risia kryesore. Kemi ndërtuar konceptin e e librit të rregullave ka qenë një koncept që ka pas ekzistuar dhe nuk i ul rëndësinë. Por nuk mund të merret statuti me detaje, se si mund të zhvillohet një mbledhje ajo do jetë e pëcaktuar në librin e rregullave.

Si delegat i kongresit ju jeni njohur me letrën e Dades dhe kolegëve të saj duke hequr mënjanë anën proceduriale në anën përmbajtësore do të binit dakord me të?

U shqyrtua nga organi, u diskutua në përfaqësi në strukturat vendimarrëse dhe përveç anës proceduriale që është në kohën e gabuar dhe jashtë afateve të përcaktuese, ju la asamblesë së ardhshme dhe nëse ka gjëra që mund të merren parasysh do të diskutohen  herën tjetër. Ne jemi parti e hapur dhe marrim parasysh këdo.

Ju personalisht e vlerësoni oponencën që bën Arta Dade dhe Irena Beqiraj ndaj lidershipit socialist?

Nuk ka rëndësi për mua emrat, por Dade për mua ka një status tjetër dhe emra të tjerë që nuk e di nëse janë në PS. Sugjerimet nuk janë për studio televizive, por nëse duan të ndihmojnë partinë duhet që ti prezantohen grupit të punës, gjërat e frytshme gjithmonë do të merren parasysh. Ne jemi në punë dhe vijojmë punën ky është një demostrim demokracie nga ana e Partisë Socialiste.

Aq demokratik sa njerëz të Saimir Tahirit nuk janë fare në kongres dhe pse kanë dashur që të jenë në kongres?

Saimir Tahiri është një person që ka kontribuar në PS. Që të jesh bashkëpuntor nuk do të thotë se mund të jetë i denjë për kongresin e PS, por kjo bëhet me votë. Edhe unë kam qenë bashkëpuntor i Saimir Tahirit dhe jam në kongres më vjen keq që nuk është Tahiri në kongres por pasi të mbarojë llogarinë me ligjin, është imirëpritur. Unë ju ftoj juve dhe kur them ju i ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat.

Propozimi i kryeministrit Rama për amnistinë fiskale për persona që nuk kanë mundur që ti justifikojnë për një mijë e një arsye, që shkon paralelisht me operacionin tuaj Forca e Ligjit për të sekuestruar pasurinë e atyre që nuk e justifikojnë. Si do të mundni ju që këta persona që mund ti kenë vënë pasuri me rrugë kriminale por që nuk mund të jenë skeduar nga policia të mos përfitojnë?

Kryeministri lançoi idenë dhe drafti do të shikohet dhe do të hartohet jemi shumë larg akoma. Por për të qenë të qartë është e rëndësishme të themi se ka një dallim të qartë nga pasuritë e vëna nga rrugët e krimit dhe pasuritë e një tranzicioni. Nëse ke vullnetin e duhur kufiri gjendet,. Shqiptarët e dinë shumë mirë se komshiu ka punuar dhe ka ndërtuar një shtëpi, në ndryshim nga një tjetër që nuk ka punuar asnjë ditë dhe ka vilë dhe makinë luksoze.