Kategoria Dytë: Butrinti fiton thellë kundër Selenicës

Butrinti ka bërë detyrën në ndeshjen e javës së 15-të në Kategorinë e Dytë përballë Selenicës.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Andon Llapa” të qytetit të Sarandës, përfundoi me rezultatin e thellë 4-0 në favor të Butrintit.

Të katërt golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para përfunduan me rezultatin e bardhë 0-0.

Golat për Butrintin në këtë takim u shënuan nga ana e Mehmetit, Bazaj dhe dopieta e Dhrosos.

Pas kësaj fitoreje Butrinti renditet në vendin e katërt me 26 pikë, ndërsa Selenica mban vendin e fundit me zero pikë.

Ndeshja e rradhës për Butrintin do të jetë ndaj Tepelenës. /Sarandanews/