PD reagon ndaj masave të marra në portin e Vlorës: Qytetarët janë në panik, qeveria fsheh realitetin

Partia Demokratike e Vlorës ka reaguar për masat që janë marrë në portin e Vlorës.

Përmes një deklarate për shtyp PD-ja Vlorë thekson se qeveria më shumë po bën propagandë, sesa po merr masa konkrete.

Partia Demokratike Vlorë, i bën thirrje Strukturave Shëndetësore, të veprojnë urgjentisht, me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri!

Më shumë propagandë mediatike sesa masa konkrete!

Qytetarët janë në panik, kurse qeveria vazhdon të fsheh realitetin!

Ky është realiteti në Vlorë përsa i përket situatës së krijuar në qytet nga rreziku i prekjes nga Coronavirusi.

Sistemi Shëndetësor nuk ka kushtet e duhura për ta përballuar “Coronavirusin”.
Nuk ka masat më elementare: maska, doreza, dezinfektantët…
Në të tilla kushte, qytetarët e Vlorës e kanë humbur besimin te Sistemi Shëndetësorë.

Informacionet më të fundit konfirmojnë për një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve që shfaqin simptomat e gripit. Ndërkohë edhe më i madh është numri i qytetarëve që kanë zgjedhur të trajtohen në kushte shtëpie.

Mungesa të mëdha janë rregjistruar edhe në shkolla dhe universitete.

Kontrolli në vendkalimin kufitar të Portit, ofron vetëm matjen e temperaturës me termometër termik (masë e pamjaftueshme kjo për diagnostikim), dhe një formular të plotësuar vetëm me gjeneralitet e udhëtarëve, pa asnjë të dhënë për ecurinë epidemiologjike të tyre.

Jashtë propagandës zyrtare, shumë qytetarë deklarohen se nuk i janë nënshtruar asnjë kontrolli mjekësor, duke shtuar se situata në port është jashtë kontrollit dhe në shkrehje të plotë.

Situata rëndohet edhe më tepër kur mëson se në portin detar të Vlorës vazhdojnë të vijnë udhëtare nga Italia, nga zona konkretisht të përcaktuara si zona me risk të lartë nga shteti Italian.

Përballë një realiteti të tillë në Vlorë, e në të gjithë Shqipërinë, propaganda qeveritare me të gjitha përpjekjet e saj për të fituar terren tek qytetarët, nuk mundet të mbizotërojë mbi realitetin e munguar në pengimin i hyrjes së virusit, kufizimin i përhapjes së tij në qoftë se arrin të depërtojë, apo edhe në luftën për trajtimin e komplikacioneve.

Coronavirusi pranë dyerve tona…!

Partia Demokratike Vlorë, i bën thirrje Strukturave Shëndetësore, të veprojnë urgjentisht, me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri!”, thuhet në deklaratën e PD Vlorë, /Sarandanews/