Pjesë e dosjes “Mezhgorani”/ Kush është futbollisti i arrestuar sot: I theu nofullën me grusht kundërshtarit, luante poker e lloto

Policia njoftoi pasditen e sotme arrestimin e një personi tjetër si pjesë e dosjes “Mezhgorani”, dosje në të cilën është i përfshirë dhe botuesi Henri Çili.

Mësohet se 25 vjeçari i arrestuar sot nga Policia e Gjirokastrës, për llogari të hetimit që ka nisur Prokuroria e Përmetit është lojtari i ekipit të Këlcyrës Aristidh Çoli, i arrestuar më parë në flagrancë për veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.

Më 15 tetor 2019 Aristidh Çoli është arrestuar nga Policia, bashkë me katër persona të tjerë duke luajtur poker në Përmet.

25 vjeçari që luan prej vitit 2011 me ekipin e Këlcyrës ka qenë dhe më herët “protagonist” në media.

Dy javë pasi u arrestua nga Policia duke luajtur Poker në Përmet, që më pas nuk dihet sesi u lirua, Aristidh Çoli dhunon në mes të fushës së blertë lojtarin e Maliqit Arlind Xaka.

Gjithçka nisi pas një kartoni të kuq të dhënë nga arbitri i sfidës për lojtarin e Këlcyrës, i cili më pas e ktheu fushën në arenë boksi duke qëlluar me grushta kundërshtarin derisa i theu nofullën.

Në njoftimin e sotëm për arrestimin e tij, Policia bën me dije se mbi të rëndon sërish akuza “Organizim të lotarive të palejuara”.