Shauip Beqiri mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kryebashkiakut të Rrogozhinës

Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Shuaip Beqiri, ka shprehur ngushëllimet për familjen e kryebashkiakut të Rrogozhinës Haxhi Memollës, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

“Ndarja nga jeta e mikut dhe kolegut Haxhi Memolla, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe të afërmit por edhe për të gjithë ne që patëm mundësi ta njihnim e të bashkëpunonim.

Të qoftë dheu i lehtë mik!”, shkruan Shuaip Beqiri. /Sarandanews/