8 Marsi, kryebashkiakët e nisin ditën me urimet speciale për gratë dhe vajzat shqiptare

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, e ka nisur këtë me një urim special për të gjithë gratë dhe vajzat shqiptare.

Në rrjetin e tij social Gurma shkruan:

“Urime nga zemra për çdo grua e vajzë ne këtë ditë të veçantë. Gëzuar 8 Marsin”, shkruan Gurma.

Një urim për ditën 8 e marsit e ka uruar edhe i deleguari për Sarandën, Damian Gjiknurim

“Një urim i përzemërt për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat shqiptare. Gëzuar 8 Marsin”, nënvizon Gjiknuri.

Ndërsa, kreu i Bashkisë Konispol Shuaip Beqiri shkruan:

“Ne kemi ardhur në jetë nga dashuria, jemi të ndërtuar nga dashuria,dhe jemi krijuar për të dashur” (Nene Tereza)

E kush më mirë se një grua, nënë , motër, shoqe, e dashur, di të japë dashuri e ta bëj çdo gjë me dashuri.

Gëzuar 8 Marsin, këtë ditë feste por edhe proteste duke uruar që të gjithë së bashku mund të arrijmë më shumë të drejta, barazi e mbi të gjitha dinjitet për çdo grua. Gëzuar”, shkruan Beqiri.

Një mesazh të shkurtër ka përcjellë dhe kreu i Bashkisë Vlorë Dritan Leli.