Bashkia Vlorë nis implementimin e paketës së ndihmës për të moshuarit e vetmuar

Bashkia e Vlorës ka vënë në dispozicion të gjithë strukturat e saj të shërbimit për pensionistët kryefamiljarë të cilët janë vetëm në shtëpi dhe nuk i kanë fëmijët e tyre në shtëpi.

“Bashkia Vlorë, nis implementimin e paketës së ndihmës për të moshuarit e vetmuar.

Stafi bashkisë, institucioneve të varësisë dhe ato shëndetësore do të jenë në gadishmëri për të ndihmuar të gjithë të moshuarit në nevojë.

Nëse jeni apo njihni një familje të moshuarish në nevojë kontaktoni në nr e tel: +355 696718681

Ju qëndroni në shtëpi, ne ju vijmë në ndihmë!”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Vlorë. /Sarandanews/