Butrinti pret Naftëtarit, synohet fitorja e radhës

Ditën e nesërme do te zhvillohet java e 16-të e Kategorisë së dytë.

Butrinti do të presë në fushën e saj, në stadiumin “Andon Lapa” ekipin e Natëtarit.

Edhe në këtë përballje sarandiotët do të kërkojnë marrjen e pikëve të plota.

Në këtë duel Butrinti vjen pas një ecurie fantastike në javët e fundit, duke grumbulluar pikët e plota.

Butrinti mban vendin e katërt në renditje me 29 pikë të grumbulluara, ndërsa Naftëtari klasifikohet në vendin e nëntë me 14 pikë.

Ndeshja Butrinti-Naftëtari do të luhet nesër në orën 15:00.