COVID-19, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, mesazh të rëndësishëm popullit shqiptarë: Rrini në shtëpi, duhet disiplinë!

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi sot me Presidentin, Ilir Meta dhe kryeministrin, Edi Rama, lidhur me situatën ku ndodhet vendi si pasojë e koronavirusit.

Ambasadorja Kim shprehet se ka vlerësuar kreun e shtetit dhe atë të qeverisë, për udhëheqësinë e unifikuar në luftën kundër koronavirusit.

Më poshtë mesazhi i ambasadores Kim.