FOTOT/ Delvinë, dezinfektohet i gjithë qyteti

Në kuadër të masave ndaj koronavirusit Bashkia e Delvinës ka dezinfektuar të gjithë qytetin.

Njoftimi i Bashkisë Delvinë.

Të dashur bashkëqytetarë,
❗Në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së KoronaVirusit (COVID-19), Bashkia Delvinë është angazhuar tërësisht dhe po kryen veprimet e duhura mbështetur në një plan veprimesh të hartuar nga Shtabi i Emergjencave Civile.
➡️Ështe kryer dezifenktimi i të gjitha kontenierëve të mbeturinave në qytet dhe vijon dezifenktimi edhe në fshatrat e Bashkisë Delvinë;
➡️Është kryer larja, pastrimi dhe dezifenktimi i sheshit qëndror të qytetit , tortuarëve dhe të gjitha hapësirave publike;
➡️Në të gjitha institucionet arsimore, shkollat, cerdhet, kopshtet edhe pse mësimi është pezulluar eshtë kryer pastrimi dhe dezifenktimi i mjediseve të brendshme edhë të jashtme;
➡️Po vijojmë me dezifenktimin e mjeteve të transportit publik.
Ju lutem respektoni rregullat e përcaktuara nga institucionet përkatëse ????????

#FrikëJO
#KujdesPO