FOTOT/ Koronavirusi, Alket Hyseni: Spitali i Sarandës është në gadishmëri të plotë

Deputeti i Sarandës, Alket Hyseni, ka publikuar pamjet nga spitali i qytetit, i cili është në gatishmëri të plotë për çdo rast emergjencë lidhur me virusin Covid 19.

Hyseni thekson se spitali është pajisur me respiratore të rinj, ndërkohë që është kryer dezinfektimi i ambjenteve, si dhe ambulancat janë në gatishmëri.

Postimi i Alket Hysenit.

Spitali i Sarandës “Petro Nako”, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e situatës lidhur me virusin Covid 19.

????Është gati salla e reanimacionit me paisje të reja respiratore për intubimin e të sëmurëve në rastet emergjente????

????Është kryer dezifektimi i ambjenteve.

????Janë marrë të gjitha masat për paisjen e personelit me veshjet dhe mjetet mbrojtëse, si dhe janë bërë trajnime për këtë situatë.

????Shërbimi i urgjencës, përfshirë ambulancat ????janë në gatishmëri të plotë.

✅Spitali i Sarandës ???? ndjek të gjitha protokollet e miratuara nga OBSH, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Urgjencës, si dhe me DSHP Sarandë, është në krye të detyrës për
manaxhimin sa më të mirë të situatës.

????Ju bëj thirrje të qëndroni në shtëpi, të zbatoni rregullat e organeve shtetërore të specializuara, si dhe të keni besim tek mjekët, infermierët dhe personeli ndihmës, të gjithë të mrekullueshëm dhe të devotshëm për t’i shërbyer qytetarëve dhe atdheut.
#BashkëDoJaDalim????

/Sarandanews/