Gjirokastra ndër të paktat qarqe që nuk është prekur nga COVID-19

Ka shkuar në 186 numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë.

Shifrat janë bërë sot publike nga Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave të fundit pas testimeve të bera në persona të dyshuar.

Gjirokastra është ndër qarqet e pakta në Shqipëri që ende nuk ka asnjë rast pozitiv me Covid19.

Edhe pse ka pasur disa raste që kanë qenë të dyshimtë, pas analizave të gjithë kanë rezultuar negative.

Kujtojmë që autoritetet vendore i kanë marrë të gjitha masat për çdo emergjencë të mundshme.

Në vendin tonë, fatkeqsisht numëri i personave që kanë ndërruar jetë me COVID-19 ka shkuar në 8. /Sarandanews/