Konfimohen 2 raste të reja, 12 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Ka shkuar në 12 numri i rasteve të koronavirusit në Shqipëri sipas ministrisë së Shëndetësisë. Deri tani janë testuar 157 raste.

“Janë kryer 43 testime të reja, kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë, tjetri një i moshuar në Lushnje që ka udhëtuar nga Bergamo.

Të dyja rastet janë në vetë izolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 157 njerëz të dyshuar në total, 12 janë pozitiv.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, 3 janë të shtruar në Infektin në gjendje stabël, një në Durrës.

7 janë në vetë izolim, pa shenja klinike. Po vazhdojmë të gjurmojmë rastet”, njoftoi ministria e Shëndetësisë.