Koronavirusi, në Sarandë nuk ka asnjë rast të dyshuar

Në Sarandë nuk ka asnjë rast të dyshuar të të prekurve nga Koronavirusi, ndonëse në vendin tonë janë zyrtarizuar 10 raste.

Burime për Sarandanews nga Spitali i Sarandës kanë bërë të ditur se deri këtë të martë nuk ka patur asnjë rast të dyshuar të prekjes nga Kovid19.

Në zbatim të urdhërit të dalë nga mbledhja e Këshillit të Ministrave, të gjitha institucionet arsimore në Bashkinë e Sarandës do të qëndrojnë të mbyllura deri me datë 23 Mars.

Ndërkohë, të gjitha institucionet kërkojnë zbatimin e rregullave të mbrojtjes nga virusi Kovid19.

Gjatë këtyre ditëve Bashkia Sarandë ka dezinfektuar të gjitha ambientet publike. /Sarandanews/