Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu firmos urdhërin, institucionet arsimore mbyllen deri në 3 Prill

Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e dytë, lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve, dhe në vijim të përforicimit të masave për parandalimin e përhapjes se COVID-19, Manastiliu ka firmosur një urdhër të dytë për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve deri në datën 03.04.2020.

“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet, por edhe të çerdheve publike dhe jo publike, deri në 3 Prill”, u shpreh Manastirliu.