Urdhri i Ramës, në Vlorë qytetarët në radhë për të paguar ujë dhe drita

Nga dita e nesërme do të çojmë në shtëpi atë pjesë të administratës që mund të punojë me kompjuter. Nga nesër nuk do të japim më shërbime nëpër sportele. Nesër ADISA do të mbyllet. Jemi ne gjendje lufte”.

Por ky urdhër i kryeministrit Edi Rama, si pjesë e përshkallëzimit të masave kundër koronavirusit, duket se ka rënë në vesh të shurdhër.

Nga një vëzhgim në Vlorë, në zyrat e marrëdhënies me klientin ku paguhen faturat e ujit të pijshëm, qytetarë të tërë prisnin në radhë për faturat. Te OSHEE e njëjta situatë.

Edhe në zyrat e ALEAT Albania ku rinovohen dhe bëhen pasaportat dhe kartat e identitetit,  qytetarët ishin në radhë pa asnjë masë mbrojtëse.