VIDEO emocionuese: Në karantinë, shqiptarët duartrokitje nga ballkonet për mjekët në luftë me koronavirusin

Mjekët dhe infermierët janë në frontin e parë të luftën kundër koronavirusit.

Pasditen e sotme në orën 17:30, qytetarët e Tiranës të vetëizoluar në shtëpi, nga ballkonet dhe dritaret kanë duartrokitur heronjtë e heshtur që janë vendosur përballë virusit.

Duartrokitja nga ballkonet e çdo familjeje për mjekët dhe infermierët në luftë me COVID 19 ishte një nismë në mbështetje të bluzave të bardha fillimisht nga vendet e tjera të prekura, mes të cilave edhe Italia, ndërsa u ndërmorr edhe në Shqipëri me iniciativë të disa faqeve në rrjetet sociale.

Qytetarët në #Tiranë duartrokasin në shenjë respekti nga ballkonet punën e jashtëzakonshme që po bëjnë mjekët shqiptar në luftën kundër #COVID-19 ????????????

Posted by Sarandanews.com on Saturday, March 14, 2020