VIDEO/ Sarandë, vijon dhe në mbrëmje dezinfektimi i të gjithë ambienteve publike

Në Sarandë vijon edhe në mbrëmje dezinfektimi i të gjithë ambienteve publike.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga kryetari, Adrian Gurma, punonjësit e Bashkisë vijojnë pa ndërprerje punën për dezinfektimin e të gjithë ambienteve publike të qytetit.

Gurma bën thirrje për qetësi, për ta kaluar së bashku këtë moment.

“Nga hyrja e terminalit të pasagjerëve në Port për të vazhduar në rrugët e trotuaret e qytetit,vendqëndrimet e kontenierve të mbetjeve urbane, më tej në dy tregjet, stadiumin, këndin e lojërave me dorë dhe hapesira të tjera publike në të gjithë territorin e Bashkisë.

S’ka vend për panik, por e vlerësojmë situatën duke marrë masat e duhura në kohën e duhur.#Sëbashkudotiadalim????????”, shkruan kryebashkiaku Gurma.

Kujtojmë që deri më tani në Sarandë nuk ka asnjë person të prekur me koronavirus, ndërkohë Bashkia e qytetit ka vendosur në dispozicion numrat e telefonit, duke qene në gatishmëri të çdo shqetësimi nga qytetarët. /Sarandanews/

#Sarandë, vazhdon dezinfektimi i ambienteve publike

Posted by Sarandanews.com on Wednesday, March 11, 2020