17 vjeçarja S.B është adoleshentja për të cilën është ndaluar nga policia dy ditë më parë 72- vjeçari, Barjam Tusha, i akuzuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”. Ndërkohë që 17 -vjeçarja që nga mbasditja e së mërkurës ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.

Në kopjen e këtij vendimi, tashmë urdhër, lëshuar nga gjykata, kopje të cilën, e kanë edhe prindët e adoleshentes S.B, thuhet: Ndalimi i të paditurve, Elida Bekteshi dhe Vullnet Bekteshi për t’u takuar, kontaktuar ose komunikuar drejtpërdrejtë ose tërthorazi me fëmijën e tyre, S.B. Fëmija e mitur të strehohet përkohësisht larg familjes.

Kohëzgjatja e masave të mbrojtjes, sipas këtij urdhëri, është deri në datën e përfundimit të gjykimit për vërtetimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, deri në datën 30 prill 2020, në orën 11.00.