Asaf Stroka: Ja si po funksionon Këshilli Bashkisk i Sarandës

Asaf Stroka, ka treguar se si ka funksionuar në këtë periudhë pandemie Kryetari i Këshillit Bashkiak Sarandë.

Ai shprehet për Saranda Televizion se gjatë periudhe në bashkëpunim me bashkinë ata kanë evidentuar të gjitha familjet në nevojë për të shpërndarë ndihma.

“Në bashkëpunim me bashkinë sipas grupeve të patronazhit që ka caktuar bashkia, ne kemi ndarë dhe këshillin me grupin e patronazhit.

Të gjithë këshilltarët sipas zonave përkatëse kanë evindentuar familjet në nevojë dhe njëkohësisht kanë shkuar dhe fizikisht për të shpërndarë ndihma apo për të ofruar asistencë për të moshuarit në këto ditë të vështira.

Ne si këshill bashkiak kemi qenë në kontak me bashkinë Sarandë për të marrë informacion sa i përket masave të marra apo zbatimit të akteve normative të ardhura nga qeveria.

Unë besoj se duke zbatuar rregullat dhe aktet normative ne do të ia dalim”, u shpreh Asaf Stroka. /Sarandanews.com/