Covid-19, dalin analizat për 13 policë të tjerë në Gjirokastër

Sonte në mbrëmje kanë dalë përgjigjet e tamponit të 13 efektivëve të policisë kufitare në Kakavijë.

Fatmirësisht kanë rezultuar negativë. Asnjëri prej tyre nuk është i infektuar me Covid-19. Atyre iu morën mostrat gjatë së shtunës Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër.

Ndërkohë tre ditë më parë dolën negative përgjigjet për 14 oficerë të tjerë të policisë. Testimi i tyre është bërë pasi u zbulua pozitiv me Covid-19 një emigrant që kishte hyrë përmes pikës së Kakavijës.

Prej 5 ditësh ai u strehua në një hotel në Këlcyrë.

Më pas u transportua drejt Spitalit Infektiv në Tiranë. Gjirokastra është një ndër dy qarqet që përfioi lehtësim të masave pasi deri më dje s’kishte pasur të infektuar me Covid-19. Masat lehtësuese nisin të zbatohen duke nisur nga e hëna.