Digjet lokali në Lungomare, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr në orët e vona të natës ka djegur pjesë të një lokali në zonën e Lungomares duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Zjarri ka rënë në pjesën e jashtme të lokalit dhe u përhap me shpejtësi duke qenë se ajo ishte e gjitha prej druri.

Forcat e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë marrë kamerat e sigurisë për t’i vëzhguar pasi dyshojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ndërsa pronari i lokalit, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor shprehet se policia e ka parë personin që ka vënë zjarr dhe e ka ndjekur, por pa arritur ta ndalojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2.30 të mëngjesit dhe është konstatuar nga patrulla në qarkullim.