Drejtoresha e Turizmit Gjirokastër: Fokusi ynë këtë vit, turizmi vendas! Po punojmë për paketa që promovojnë qytetin

COVID-19 ka krijuar një ndikim negativ në ekomoni dhe pjesa më e prekur është ajo e turizmit, ku drejtoresha e Turizmit në Bashkinë Gjirokastër, Loena Bakuli tha se ë vit për shkak të situatës turizmi do të fokusohet në atë vendas.

Në një intervistë për Report TV, Bakuli i bëri thirrje qytetarëve që kanë prenotuar më herët të mos i anulojnë rezervimet, por të shtyjnë datat. Bakuli tha se po përgatiten për të krijuar paketa që promovojnë qytetin dhe zonat rreth tij.

“Nuk jemi në parametrat për të bërë krahasim me vitin e kaluar. Një problematik janë se subjektet turistike si hoteleri dhe bujtina, kanë investuar duke marrë shkas dhe nga fluksi i viti të kaluar. Ky bllokim global është reflektuar në turizëm dhe është pezulluar e gjithë strategjia e krijuar nga Bashkia Gjirokastër për promovimin e turizmit ë vit.

Bashkia ka biseduar me agjencitë turistike për të krijuar paketa që ofrojnë vizita dhe guida jo vetëm në qytet por edhe në zonat përreth. Këto paketa mund të fillojnë nga fundi i gushtit dhe fillim shtatori ku dhe çmimi do të jetë i menduar mirë që do i adaptohet të gjithë situatës”, tha Bakuli.

Në lidhje me datat e rezervuar më herët, Bakuli u shpreh se turistët mund të shtyjnë datat, ndërsa fokusimi të turizmi vendas do të sjellë edhe më shumë certifikime të subjekteve lokale dhe rritje të standardit të tyre.

Po bëjmë bashkëpunime me operatorë turistikë për të mos anuluar prenotimin, por të ndryshojnë datat. Do të synojmë turizmin vendas dhe do të sjellë dhe certifikim të subjekteve lokale dhe rritje te standardit të tyre”.