Goditje për turizmin në Sarandë, kryebashkiaku Gurma: Do ketë ketë lehtësira fiskale për bizneset

Nëse do të ishim në një situatë normale, sot në Sarandë do ishin të pranishëm turistët dhe kroçieret e para.

Por, situata e rëndë e krijuar nga pandemia e krijuar prej virusit COVID-19, ka bërë që sektori i turizmit në Sarandë të jetë më i godituri.

Në një prononcim për “Top Channel”, kryetari i bashkisë, Adrian Gurma, ka deklaruar se institucioni që ai drejton është duke përgatiur një paketë e cila do t’i vijë në ndihmë biznesit.

“Në një situatë normale, në Sarandë ne do të ishim duke pritur kroçierat me turistë nga e gjithë bota, do të ishim duke pritur turistët vendas që vijnë dhe frekuentojnë Sarandën, do ishim duke pritur emigrantët që do të vinin të kremtonin dhe pashkët meqë jemi në javën e pashkëve ortodokse.

Realisht situata është krejt ndryshe, sektori i turizmit thuajse është i stopuar, funksionojnë fare pak njësi shërbimi që nuk kanë lidhje me drejtëpërdrejt me turizmin, sepse ato njësi që ofrojnë dhe ato biznese që ofrojnë turizëm në qytetin e Sarandës janë të stoptuara, duke filluar nga hoteleria për të vazhduar me të gjitha restorantet dhe me baret.

Ne jemi angazhuar dhe po vlersojmë situatën për tu ardhur në ndihmë këtyre bizneseve duke parë mundësinë e lehtësimit fiskal, që në ditët në vijim do të merret një vendim kolegjial në këshillin bashkiak, ku për periudhën e prekur nga epidemia apo dhe më tej, patjetër që do të ketë lehtësim fiskal për operatorët turistik që janë në qytetin e Sarandës.

Pavarsisht situatës së jashtëzakonshme, ne po përgatitemi të presim një turizëm pse jo me shumë fluks se sa vitet e tjera, edhe për faktin që mundësia për të lëvizur jashtë do të jetë e kufizuar.

Unë gjej rastin t’i bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve që ta vizitojnë Sarandën, pasi do të gjejnë një Sarandë ndryshe nga vitet e tjera, që do të ketë mjaft cilësi”, u shpreh kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sarandanews.com/