Hariz Mema “hap” zemrën: Të gjithë sarandjotët e kanë ndjerë dorën time të ngrohtë, unë ndihmoj shumë por nuk tregoj

Pas lajmit që ne raportuam në Sarandanews.com, ku kreu i PD-së së Sarandës Hariz Mema sulmote bashkinë për ndihmat dhe vetë nuk ka kryer asnjë veprim pozitiv në këto kohë të vështira, ka ardhur dhe reagimi i tij.

Mema komenton se ai punët i bën pa reklama dhe disa familje e kanë ndjerë dorën e tij.

“Hahaha isha ne endrat e ketyre bastardhve qe jane kthyer ne sahan lepirsa te barbarve…… punet e mia jane pa rreklam si i takon fisnikeris, tradit e prejardhjes time.

Nuk me bejn dot pis keta qe tremben nga vetja e tyre…… mjafton qe familjet qe jane ne nevoj per shkak te braktisjes se pushtetit vendor dhe qendror e kane ndjer doren time te shtrir dhe te ngrohte duke ndar me ta buken e femijve te mi, mbeshtetjen rreale te PD Sarande dhe pa i rreklamuar asnje pako dhe jo si keta te pafytiret qe fotografojn çdo qeske!!

Ne keto momente qe po kalon bota per shkak te pandemis politikberja kalon ne plan te dyte se kryesore eshte shendeti dhe jetet njerezore ndryshe nga cerga e pandryshueshme Komuniste dhe sherbetoret e tyre!!”, shkruan Mema. /Sarandanews.com/