Ish- deputeti Vlorës del me ide origjinale për krizën: Qeveria të shtypë para… Ndërhyn i tmerruar Fevziu!

Ish deputeti i Partisë Demokratike, i njohur gjerësisht për biznesin e call center-ave, Agron Shehaj, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, i dha një këshillë për ekonominë, kryeministrit Edi Rama.

Ai deklaroi se qeveria mund të shtypë para, pra shkurt, Edi Rama të fillojë të printojë lek.

Ky propozim i Shehajt, bëri që të ndërhyjë menjëherë, me një pamje ankthi dhe tmerri në fytyrë, Blendi Fevziu, i cili me njohuritë e tij ekonomike, kuptoi se, nëse Edi Rama fillon të printojë para, inflacioni do të shkojë në qiell.

“Të shtypim para, të na fusë në një inflacion që mos dalim dot pastaj, kjo pffff…”, tha Fevziu aty për aty, kur e dëgjoi këtë propozim.

Nuk dihet nëse kjo ide e Shehajt, është një propozim zyrtar i Partisë Demokratike, apo thjesht një mendim origjinal i tij, duke qenë se eksponentë të tjerë të PD-së, nuk e kanë përmendur ndonjëherë dhe janë fokusuar kryesisht tek anullimi i koncesioneve si kërkesën parësore për qeverinë. /TPZ/