Ish- deputetja e PD ankohet për rrugën Xarrë-Ura e Shkallës: Është e ngushtë dhe jashtë standarteve

Ish- deputetja e PD-së, Nadire Meçorapaj, ka reaguar në lidhje me punimet që po kryhen në akson Xarrë-Ura e Shkallës.

Sipas saj, rruga është e ngushtë dhe jashtë standarteve.

“Nuk kane te sosur vjedhjet dhe abuzimet me kete qeveri. Edhe atehere kur “ bejne sikur” duan te investojne gjithmone oreksi i tyre eshte i pangopur!

Ky shqetesim vjen nga banoret e zones ne fshatin Xarre te Sarandes, rruga qe po ndertohet ne aksin Xarre-Ura e Shkalles eshte jashte standarteve.

Sipas tyre, rruga eshte teper e ngushte dhe do kete mjaft veshtiresi ne shkembimin e mjeteve te tonazhit te rende.

Kjo rruge do te sherbeje per te lidhur Butrintin me Konispolin, Por edhe per transportin e agrumeve, kur dihet qe banorer ketu kultivojne agrume te cilat transportohen me kamiona te medhenj per ne pjesen tjeter te Shqiperise.

Nderkohe qe ka mungese standratesh dhe cilesie edhe ne elemente te tjere te saj..

Permiresimi i infrastruktures rrugore ne zhvillim te turizmit duhet te jete prioritet por jo per tu abuzuar dhe per te hedhur nje shtrese asfalt as sa gjurma e rruges ekzistuese, me kete qeveri cdo projekt eshte gjysmak dhe jashte standarteve europiane, cdo projekt eshte nje mundesi me teper per te vjedhur….”, shkruan Nadire Meçorapaj. /Sarandanews.com/

Nuk kane te sosur vjedhjet dhe abuzimet me kete qeveri. Edhe atehere kur “ bejne sikur” duan te investojne gjithmone…

Posted by Nada Meçorapaj, ish-deputete e PD on Saturday, 25 April 2020