Izolohen tek hoteli në Kakavijë 9 persona të ardhur nga Greqia, priten përgjigjet e tamponit të Covid-19

Gjirokastra është tashmë një nga dy qytet, bashkë me Korcën, ku do të vendosen emigrantët e kthyer nga Greqia, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë të karantinuar për 14 ditë në hotel me shpenzimet e veta.

Deri më tani janë 9 persona që kanë plotësuar formularin e vetëkarantinimit dhe do të qëndrojnë tek një hotel pranë pikës kufitare të Kakavijës.

Të gjithë këta persona janë kontrolluar nga personeli i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër lidhur me gjendjen e tyre shëndetesore si dhe u është marrë tampon.

Nesër në mëngjes do të dalin përgjigjet e analizave për pesë prej tyre.

Ndërsa mbrëmjen e sotme iu mor tamponi edhe 4 personave të tjerë.

Vec Kakavijës, një hotel tjetër është përzgjedhur në Gjirokastër, pranë liqenit të Viroit.

Cdo person që vjen nga Greqia, e ka detyrim të qëndrojë në këto hotele për 14 ditë me radhë.

Deri më tani Gjirokastra s’ka asnjë rast të infektuar me koronavirus.