Ministri Turizmit flet për mënyrën e re të të bërit plazh: Tre arsyet pse Shqipëria është shumë atraktive sot krahasuar me vendet e tjera

Ministri Blendi Klosi tha gjatë intervistës për Report Tv, se po punohet me ekspertët për planin konkret ku do të ketë distancë mes çadrave, por nuk tha detaje pasi gjithçka pritet të vendoset deri në momentin kur mund të mendohet hapja e aktivitetit turistik.

“Ne kemi përgatitur një material të plotë së bashku me ministrinë e shëndetësinë që edhe ai është në diskutim nga grupet e ekspertëve. Italia i ka nxjerrë materialet e para, se e ka më specifike sipas rajoneve, dhe ka nxjerrë masat e reja për plazhet, me distanca nëpërmjet çadrave, ka propozime në turizëm elitar ku të ketë ndarje me peçikllaz ndërmjet çadrave.

Ne e kemi bërë një material, do të jetë pjesë e diskutimet deri në momentin që do të mendojmë se do të fillojë hapja, një ide se si mund të jetë sezoni i plazhit po përpunohet nga grupi i ekspertëve. Sa i përket hotelerive dhe lokaleve, do të jenë të fundit që do të hapen“, u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

“Do të jetë e pamundur të organizohen festa masive, koncerte, por do të shikojmë në kushtet e reja. Nuk është një punë që ka të bëjë me një biznes, por me jetën e njerëzve.

Plani është ai që prezantohet nga grupi i ekspertëve, mos më kërkoni mua që t’i them këto plane, se është e vështirë të realizohet nga ministri i turizmit që kërkon sa më shumë që ekonomia të lëvrojë, është grupi i ekspertëve që marrin vendimet, tha ministri Klosi.

Tre janë arsyet pse Shqipëria sipas ministrit të Turizmit, Blendi Klosi nuk është prekur sa vendet e tjera.

Ne kemi mundësi të përfitojmë nga turizmi i brendshëm, pra të gjithë shqiptarëve të shqiptarisë që është një numër i konsiderueshëm, që do ta mbajnë  në jetë sektorin.

Kemi përfitim nga fakti që kemi struktura të vogla, të mirë administrueshme, që nuk ka nevojë të merren vendime në borde.

Kemi një jetë hoteliere të re, që nuk e kemi të bazuar në rezervime disa-vjeçar, kjo do i bëjë hotelet të funksionojë në rezervim ditor.  Ndryshe nga në Greqi, ku nëse nuk i ka të shitura, në fund të verës,

Dhe e treta: Vlera e parasë harxhuar për turizëm në Shqipëri akoma është në nivele të pranueshme,e dhe jo ato stratosferike që ka pasur rajoni. Ne mund të jemi përfituesit e mëdhenj në rajon. Kjo është një panoramë pozitive“, tha ministri Klosi.