Për shqiptarët dhe grekët! Kohë pandemie, komuniteti shqiptar në Kretë u shpërndan ushqime familjeve në nevojë

Komuniteti shqiptar i Hanias dhe Rethimnos në Kretë shpërndanë ndihma ushqimore për familjet në nevojë.

Kryetari i komunitetit shqiptar të Hanias, Afrim Avdiaj tha se jane shpërndarë pako ushqimesh për dhjetëra familje shqiptarësh që banojnë ne këtë zonë, që po kalojnë veshtirësi për shkak të mbylljes së firmave qe ata punojnë.

Kryetari i komunitetit shqiptar në Rethymno Luan Pacani tha se pako me ushqime, përveç bashkëatdhetarëve tanë në veshtiresi, janë shpërndarë edhe për banorë grekë të zonës, të cilët kanë veshtirësi në lëvizje.

Ekipe të këtyre shoqatave jane vënë në dispozicion të autoriteteve vendase per të ndihmuar të moshuarit vendas duke iu bëre atyre psonisjet apo duke u ofruar shërbime vullnetare. Këto shoqata janë shembull i bashkëjetesës miqësore mes shqiptarëve dhe grekëve në ishullin e Kretës.

Pak muaj më parë, shoqata e komunitetit shqiptar të Hanias riparuan falas nje urë guri e rrëzuar nga moti i keq në këtë zonë, ndersa e njëjta shoqatë nisi ne Shqipëri 2 kamione me 20 tonë ndihma ushqimore dhe dyshekë, për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë.

Deri tani janë ndarë ndihma me vlerë 10.000 euro. Pakot janë familjare prej 100 eurosh dhe për personat e vetëm, pakot jane 50 euro.

Ne to ka ushqime bazë per disa ditë.