“Qëndro i sigurt tani dhe tako shqiptarët më vonë”, video-reportazhi për bukuritë e Shqipërisë dhe ftesa për turistët

Active Albania ka realizuar një video-reportazh me anë të së cilit prezanton bukuritë që turistët e huaj mund të gjejnë në Shqipëri dhe Kosovë.

“Ne jemi shqiptarë. Kemi qenë të heshtur dhe të pazbuluar që prej 1912-ës. Ka pak turistë këtu. As industri të mëdha dhe as McDonald. 

A është një mallkim? Apo ndoshta dhe një bekim? Mirë se erdhët në natyrën tonë të paqtë dhe të pandotur prej 39 365 kilometrash katrorë. 

Malet e thepisura janë kullat tona. Këto janë dushet tona. Këto janë pishinat tona. Dhe hotelet tona me 5 yje. Në mes të parqeve natyrale madhështore, ky është shpirti ynë. 

Dhe ky është ushqimi i shijshëm i gjysheve tona. Po! Është padyshim një bekim! Dhe sigurisht, do të donim shumë që të ishit mysafirët tanë. 

Nëse ke një shpirt aventurier, e dashuron që të zbulosh kultura antike pak nga pak, dhe të pëlqen të jesh në ndër më të pastrat mjedise natyrore, ne duam të të mirëpresim. 

Fike nevojën për rregull, lëre mbrapa ritmin e qyteteve të mëdha, dhe shpëtoju radhëve të pafundme të turistëve. 

Eja dhe përjeto hapësira unike, udhëtime të papritura në kohë dhe peizazhe të larmishme në të dy vendet tona. Shqipëria & Kosova! 

Sepse jeta është shumë e shkurtër për të bërë pushime të mërzitshme. Rri i sigurt tani dhe takoji shqiptarët më vonë!”- thuhet në video.