Sarandë, shpërthen bombola e gazit në një banesë, nuk ka të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e kësaj të shtune ka tronditur banorët e një lagjeje në qytetin e Sarandës.

Në orën 09.20 të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen nr.4 të qytetit ka shërthyer një bombol gazi.

Menjëherë në vendngjarje është ndodhur sherbimi zjarrfikës, i cili ka shuar zjarrin.

Nga zjarri nuk pati të lënduar veçse dëme të pakta materiale.