Sërish bilanc i rëndë viktimash në Itali nga koronavirusi

Italia regjistroi 24 orët e fundit 760 jetë të humbura duke e çuar në 13.915 numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi.

Raportohet se këto 24 orë janë edhe 4.668 të infektuar më shumë duke e çuar në 115 242 numrin total të të prekurve.

Lombardia që është rajoni më i prekur regjistron 367 vdekje gjatë orëve të fundit.

4053 po kurohen në terapi intensive, 28 540 në spital e 50 456 në kushte izolimi shtëpiak. Deri më sot janë 18 278 pacientë të shëruar e janë 1431 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë.