Shënohen 9 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, 19 të shëruar

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 9 raste të reja me koronavirus duke e dërguar në total numrin e të infektuarve në 548.

Ndërkohë që po në 24 orët e fundit janë shëruar 19 pacientë, teksa në total janë 302 personat që e kanë fituar luftën me COVID-in.

Njoftimi i Ministrisë së shëndetësisë:

Në komunikimin tonë të përditshëm në lidhje me situatën e infeksionit Sars Cov 2 dhe Sëmundjen Covid 19 në Shqipëri, ju bëjmë me dije se:
Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar si bartës të virusit, ose të sëmurë me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 5 i përkasin Kurbinit, 2 raste në Kukës, 1 rast në Tiranë, 1 rast në Fier.

Deri në këto momente janë testuar 5311 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 548 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve.

Kjo shifër, e komentuar nga epidemiologët, tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm tesimesh për të vlerësuar situatën.

Gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302.
Aktualisht në vendin tonë janë 220 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej 7 ditësh.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Tiranë, Kukës dhe Fier.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 246 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 7 raste

Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.
Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifrat e qëndrueshme, më pak se 15% e të prekurve aktivë.
Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar është e rëndësishme që qytetarët me durim të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.