Sherr mes dy personave në Vlorë për pronën, një i vdekur

Sherr mes dy personave në Vlorë, një i vdekur.

“Vlorë/ Informacion paraprak Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij”, njofton policia.