Shëtitorja Sarandës, Damian Gjiknuri: Një investim që do i shtojë vlerat turistike qytetit

Drejtuesi politik për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, ka publikuar ditën e sotme disa foto nga punimet që po kryhen tek shëtitorja e Sarandës.

Gjiknuri thekson se puna vijon me intensitet të lartë, ndërkohë që ky investim synon transformimin në një hapësirë multifunksionale, me infrastrukturë moderne, duke i shtuar kështu qytetit të Sarandës vlerat turistike.

Edhe dje kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes online me kryetarët e bashkive, e pyeti kryebashkiakun Adrian Gurma rreth punimeve tek shëtitorja.

Postimi i Damian Gjiknurit.

#Sarandë ???????? ????‍♂️????????

Nga punimet që po kryhen për rikonstruksionin e shëtitores “Naim Frashëri” në Sarandë.

Investimi synon transformimin në një hapësirë multifunksionale, me infrastrukturë moderne, duke i shtuar kështu qytetit vlerat turistike.

Po punohet me intensitet për të përfunduar segmentin e parë pa dëmtuar sezonin turistik ndërsa vazhdimi me pjesën tjetër të shëtitores në përfundim të sezonit

#FondiShqiptariZhvillimit #BashkiaSarandë

/Sarandanews.com/

#Sarandë ???????? ????‍♂️????????Nga punimet që po kryhen për rikonstruksionin e shëtitores "Naim Frashëri" në Sarandë. Investimi…

Posted by Damian Gjiknuri on Saturday, 25 April 2020