Shkencëtarët britanikë japin lajmin e mirë: Jemi pranë prodhimit të vaksinës

Shkencëtarët britanikë thonë se janë pranë prodhimit të vaksinës së parë kundër koronavirusit, e cila mund të jetë gati për të imunizuar popullatën prej muajit shtator.

Sarah Gilbert, drejtuese e ekipit kërkimor të përbërë nga shkencëtarë të Universitetit të Oksfordit thotë se po punohet me ritme të përshpejtuara në këtë situatë emergjente në të cilën ndodhet vendi i saj por edhe e gjithë globi. Ajo shprehet se vaksina ka një siguri 80%, që gjithsesi është e ulët.

Në Shtetet e Bashkuara ka nisur që në fillim në marsit testimi tek njerëzit i një vaksine. Nëse rezultojnë të suksesshme këto prova, vaksina mund të jetë gati pas 18 muajsh.

Por edhe ky afat, sipas ekspertëve ndërkombëtare është tepër i shkurtër dhe nuk garanton sigurinë 100% për përdorim.

Që një vaksinë të konsiderohet e sigurtë, zyrtarët e organizatave të lidhura me Kombet e Bashkuara thonë se duhet 5 deri 10 vite, për të vërtetuar se nuk kanë efekte anësore dhe që mbrojnë 100% organizmin nga virusi i synuar.