VËZHGIMI/ Sarandës i rikthehet gjallëria e munguar prej javësh

Nga sot Sarandës i është rikthyer gjallëria e munguar prej javësh.

Qytetarët kanë më shumë liridalje, për shkak të qenit zonë e gjelbërt.

Të moshuarit të cilët e kanë orarin e tyre të levizjes nga ora 06:00 deri në 08:30, e kanë zbatuat atë me përpikmëri dhe përshëndesin vendimin e qeverisë për liridaljen e tyre.

Nga ana tjetër prej orës 09:30 deri në 17:30 qytetarët, por dhe automjetet do të mund tw lëvizin pa autorizim.

Bizneset e hapura sot janë shtuar në numër, kryesisht dyqanet e aksesorëve dhe të rrobave shprehen jashtë kamerave se malli i pranverës nuk shitet më, sepse sezoni i pranverws kaloj, kurse për furnizim e kanë të pamundur për shkak të mbylljes së kufijeve.

Një pjesë e dyqaneve kanë nxjerr tabelat e likujdimit total.

Nga sot kanë filluar punë edhe taksistëtx por jashtë mamerave shprehen se: Kanë dalë, po nuk kanë kërkesa shërbimi.

Shërbimet policore monitorojnë kryesisht vijën e plazhit ku sot është bosh.

Pas orës 17:30 sarandiotët do t’i rikthehen normalitetit të javëve të fundit, në shtëpi.

Në rajonin e Sarandës totali i personave të testuar është 124 dhe kanë rezultuar negativ. /Sarandanews.com/