VIDEO/ Andrea Bocelli rrëqeth botën, koncert në mes të Milanos “fantazmë”: Italia do të ngrihet!

“Falë muzikës, duke bashkuar miliona duar të kapura kudo në botë, ne do të përqafojmë këtë zemër të Tokës së plagosur”.

Tenori i madh, Andrea Bocelli, transmetoi mbrëmjen e sotme të Pashkëve një koncert mahnitës, që u transmetua live në të gjithë botën, në një përpjekje për të dërguar ‘dashuri, shërim dhe shpresë’ në Itali në mes të krizës COVID-19. Këngëtari italian i operës, 61 vjeç, ka përlotur shikuesit në mbarë botën, ndërsa 3.4 milionë kanë ndjekur koncertin e tij “Music For Hope” drejtpërdrejt në “YouTube” nga Sheshi i boshatisur “Duomo” i Milanos.

Ndjekësit me ngarkesë emocionale e vlerësuan performancën e fuqishme të Bocellit si: “Prekëse, mahnitëse dhe madhështore!” Bocellit iu dha akses ekskluziv në katedralen e mbyllur aktualisht në Milano nga Kryeprifti, Imzot Gianantonio Borgonovo, dhe Kryetari, Giuseppe Sala, për koncertin e tij të bujshëm “Music For Hope”- Muzikë për shpresë.

Katedralja e Milanos aktualisht është e mbyllur në mes të pandemisë por ekskluzivisht hapi dyert e saj vetëm për Bocellin për ngjarjen e organizuar nga “Veneranda Fabbrica del Duomo” – një organizatë 600-vjeçare e cila mbikëqyr ndërtesën.

Për performancën e tij, Bocelli ishte i shoqëruar nga mizokanti i organos në katedralen Duomo, Emanuele Vianelli, ndërsa performonte “Ave Maria” dhe “Sancta Maria”.

Shikuesit nga e gjithë bota shkruan në mediat sociale me mirënjohje që Bocelli siguroi një nga shfaqjet e tij më ikonike deri më sot.

“Nuk mund të ndaloj lotët nga pamja e bukur dhe zemërthyer e Andrea Bocellit vetëm në Duomon e madh, me vetëm vendet bosh para tij. Ky moment në histori është i mrekullueshëm dhe plotësisht i trishtuar. Jemi me ty, Itali”, shkroi një person.

“Andrea Bocelli këndoi ‘Amazing Grace’ jashtë Duomos në Milano pak minuta më parë. Ishte magjepsëse”, shkroi një tjetër.

Dikush tjetër shkroi “’Amazing Grace’ e mahnitshme e Andrea Bocellit tani ishte një nga gjërat më të bukura që kam parë. E pabesueshme sa prekëse”.

Andrea Bocelli singing 'Amazing Grace' today in Milan, Piazza Duomo.Watch the full #MUSICFORHOPE performance on YouTube at this link: andreabocelli.lnk.to/LiveFromDuomo

Posted by Andrea Bocelli on Sunday, 12 April 2020