10 milionë lekë ryshfet për të mos prishur ndërtimin pa leje në Ksamil, dosja përfundon në SPAK

Nga 7 të shoqëruar mbrëmjen e djeshme, është prerë fletë arresti vetëm për 2 persona. Është arrestuar një qytetar nga Saranda dhe një punonjës i IMT Tiranë. Në orët në vijim pritet që policia të dalë me një deklaratë zyrtare.

Të arrestuarit e operacionit te djeshem ne Ksamil: Altin Bogdani, 35-vjec nga Tirana, Inspektor i verifikimeve ne terren ne Drejtorine e Pergjithshme te IKMT Tirane. Arrestohet she Vasillaq Vito, 43-vjec nga Saranda.

Bogdani akuzohet se ka marre rryshfet 5000 euro dhe 350.000 lek te reja nga Vito, per te mos i prishur nje pjese te nje objekti ne Ksamil, prone e Vitos.

Gjate kontrollit te ushtruar Bogdanit, ju gjeten 5000 euro, 350.000 lek, 3 celulare dhe nje sasi prej 1.56 gram “cannabis sativa”. Dosja i ka kaluar Gjykatës Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit SPAK