Basha takim online me Sorecën: PD e vendosur për integrimin e Shqipërisë

Në ditën e Europës, kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një video konferencë me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Gjatë bisedës Basha shprehu mirënjohje për mbështetjen e çmuar të BE-së dhënë vendin tonë kundër Covid 19 si edhe për krizën e ekonomikë që pason pandeminë.

Postimi i plotë:

Me amb @LSorecaEU në #EuropeDay: Mirënjohje për mbështetjen e çmuar të BE ????????për ???????? kundër #COVID19 dhe për krizën ekonomike. Vëmendja dhe mbështetja e BE është jetike për popullin shqiptar.

@pdshqiperi e përkushtuar për ta bërë anëtarësimin e ???????? në ???????? realitet për shqiptarët. Mirëpresim vendosmërinë e BE ???????? për të mbikëqyrur zbatimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave: nuk mund të ecet përpara në këtë proces jetik për ???????? pa funksionimin e shtetit ligjor, pa vendosjen e standarteve demokratike & pa luftë kundër krimit të organizuar & korrupsionit.