Bëri thirrje për të protestuar, Hariz Mema braktiset nga demokratët e Sarandës, nuk shkon në protestë!

Hariz Mema, kreu i PD-së së Sarandës, e nisi ditën sot me një postim ku i bënte thirrje bashkëqytetarëve të tij, të protestonin sot në 16:30 në Tiranë pas prishjes së “Teatrit Kombëtar”.

Pas kësaj thirrje pritej që Hariz Mema bashkë me demokratët sarandiot të ishte sot në Tiranë për të protestuar.

Por, burime për Sarandanews.com kanë pohuar se Mema nuk e ka marrë mundimin për të qenë sot i pranishëm në protestë, duke mos iu bindur urdhrit të Lulzim Bashës, i cili u ka kërkuar strukturave të partisë së tij të jenë të pranishëm në protesta.

Thirrja e Memës duket se nuk ka frymëzuar asnjë demokrat të Sarandës, të cilët e kanë braktisur kryetarin e tyre.

Tashmë, Hariz Mema do të duhet të vijojë më mirë të postojë memet, pasi së fundmi po njihet më shumë me emrin Hariz Memeja.

E vetmja që ka qenë në protestë nga dega e PD Sarandë është Matilda Qurku. /Sarandanews.com/