BILANCI/ 6 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra e të infektuarve shkon mbi 1000

Janë konfirmuar 6 raste të reja në 24 orët e fundit, 4 në Tiranë dhe 2 në Shkodër.

Situata në Spitalin Infektiv paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

COVID-19 – Statistika (25 Maj 2020)
Testime totale 14659
Testime molekulare 13333
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1004
Raste të shëruara 795
Raste Aktive 177
Humbje jete 32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 59
Durrës 53
Krujë 27
Shkodër 12
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1