Dakordësi në tryezën për Reformën Zgjedhore, nuk ka më zgjedhje gjatë verës dhe dimrit

Gjiknuri tha se kjo bëhet me qëllim që fushata elektorale të ndërhyjë në sezonin turistik.

Gjithashtu, ai shtoi se kjo periudhë përkon edhe me një klimë më të mirë.

Kështu, në Shqipëri me gjasë zgjedhjet që do të pasojnë në vijim do të mbahen në pranverë ose në vjeshtë.

“Jam i kënaqur që kemi progres. Ramë dakord me tre pikat, si me kuotat gjinore, financimin mix të partive politike dhe datën e zgjedhjeve.

E rëndësishme është që po hedhim hapa konkret dhe të arrimë dakordësinë për Reformën Zgjedhore pavarësisht nëse arrihet në fund të majit apo disa ditë më pas”, u shpreh Gjiknuri.