Detajet e sherrit në Ksamil, familja Pollo kishte dalë në plazh kur u sulmuan me thika…

Një grindje mes dy familjeve, asaj Pollo e Ziflaj ka përfunduar me plagosjen e tre personave, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, të tre nga familja Pollo.

Sipas burimeve mësohet se tre persona nga familja Pollo kishim dalë mbrëmë tek plazhi, për të shijuar mbrëmjen që po afronte, në atë plazh që prej 15 vitesh e kanë pasur me kontratë nga bashkia për shfrytëzim.

Në këto momente dy – tre persona nga familja Ziflaj, të cilët po ashtu e pretendojnë këtë plazh, kanë shkuar dhe i kanë sulmuar ata me mjete të ftohta, thika.

Për rrjedhojë kanë mbetur të plagosur Flamur Pollo 41 vjeç, Petro Lula 25 vjeç dhe Ilia Lula, ky i fundit babai i 25 vjeçarit, njëherësh edhe personi i goditur më rëndë. Mbrëmjen vonë të së martës ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje shkuan efektivë të policisë së Sarandës dhe një grup i FNSH,ndërsa u shoqëruan dy persona në Komisariatin e Sarandës, ndërkohë që 3 të plagosurit u transportuan për mjekim në spitalin e Sarandës.

Dy prej tyre ndodhen edhe sot për trajtim mjeksor në repartin e kirurgjisë, në spitalin e Sarandës.

Ndërkohë grupi hetimor po vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen e ndodhur dhe përcaktuar autorët.