DETAJET/ Sarandë, izolohen tre mjekë që patën kontakt me ukrainasen, transportohen për në Tiranë

Në Sarandë është konfirmuar rasti i parë pozitiv me Covid-19.

Bëhet fjalë për një shtetase 33-vjeçare nga Ukraina, banore e Tiranës, e cila kishte shkuar në Sarandë.

Gruaja u paraqit në Urgjencën e Spitalit të Sarandës pas shqetësimeve shëndetësore, e shoqëruar nga partneri i saj dhe pas testimit të kryer rezultoi pozitive.

Rasti sipas mjekëve ishte izoluar menjëherë në mbërritje sepse ishte shumë i dyshimtë dhe sot në mëngjes është transportura drejt spitalit infektiv Covid 1 në Tiranë.

3 vetë personel shëndetësor që kanë pasur kontakt me këtë paciente janë vetëizoluar në banesat e tyre.

Shërbimi epidemiologjik është duke u përpjekur të identifikojë kontaktet e tjera të çiftit ukrainas në Sarandë.

Gjithashtu është duke u gjurmuar itinerari i tyre, ndalesat dhe koha e qëndrimit në Sarandë.

ISHP në Tiranë gjithashtu po gjurmon mbi kontaktet që mund të kenë infektuar 33-vjeçaren në kryeqytet.