“Fiter Bajrami”, Hariz Mema uron besimtarët muslimanë

Kryedemokrati i Sarandës, Hariz Mema, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar besimtarët muslimanë për festën e “Fiter Bajramit”.

“Gëzuar Fitër Bajramin!

Me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, muajit të përkushtimit dhe sakrificës fizike e shpirtërore, ku për një muaj besimtarët dhe të gjithë ata që agjeruan treguan një nivel të lartë të përkushtimit e besimit karshi krijuesit, në një kohë jo të zakonshme, më lejoni të ju përcjell urimet më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit, me dëshirën më të madhe që agjërimi, lëmoshat dhe të gjitha aktivitetet tuaja gjatë Ramazanit, të jenë pranuar nga ana e Zotit!

Le të jetë kjo ditë e gjithëpranuar ajo që bashkon shpirtrat tanë për një të ardhme më të mirë!

Zoti i bekoftë shqiptarët!”, shkruan Mema. /Sarandanews.com/