Gjirokastër-Tepelenë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon përmbys, lëndohet shoferja

Një automjet ka dalë nga rruga këtë mëngjes të shtune dhe është përmbysur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në kthesën që të çon drejt fshatit Luzat.

Një kthesë e njohur shpesh për aksidente të rrezikshme .

Si pasojë e përmbysjes së mjetit ka mbetur e plagosur drejtuesja e tij.

Shkak i daljes nga rruga të automjetit tip “Ford” mendohet të ketë qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara nga ana e shoferes , e cila ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përfunduar përmbys e lënduar lehtë.

Mësohet se në automjet ndodhej vetëm drejtuesja e cila është dërguar menjëherë në spital për kontroll ndërsa në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor .